↑ Return to Rreth ABMC

Misioni & Anëtarët

Misioni

Misioni: Qendra e Menaxhimit të Shoqatave dhe Biznesit (ABMC) është një organizatë, jo-fitimprurëse e cila kontribuon në suksesin e shoqatave anëtare të saj, shoqatave dhe bizneseve të tjera të sektorit të agrobiznesit, duke siguruar mbështetje administrative, planifikim, asistencë teknike dhe zhvillim të aftësive të tyre profesionale.

ABMC u krijua në Mars të vitit 2001 me bashkimin e fondeve të njëmbëdhjetë shoqatave të agrobiznesit, kontributet e të cilave i bëne këto shoqata bashkëpronare të kësaj Qendre. ABMC është mbështetur nga Projekti AAATA i cili është nje projekt i financuar nga USAID dhe i zbatuar nga IFDC si pjesë e përpjekjes së tyre për të zhvilluar shoqata të qëndrueshme në Shqipëri.

Qëllimi kryesor i kësaj qendre është të ulë kostot operative të njëmbëdhjetë shoqatave te saj është bashkëpronare duke:

  1. siguruar mbështetje administrative, planifikuese dhe logjistike për këto shoqata bashkëpronare,
  2. të asistojë bordet e shoqatave në arkëtimin dhe llogaritjen e kuotave të anëtarësisë dhe
  3. mbajtjen e llogarive bankare dhe përgatitjen e bilanceve të shoqatave anëtare. Personeli i ABMC-se përqendrohet në dhënien e mbështetjes administrative dhe teknike për shoqatat bashkëpronare dhe anëtarët e tyre, duke u dhëne kohë drejtuesve të shoqatave për të zhvilluar dhe forcuar anëtarësinë bazë dhe bizneset e tyre.

Shërbimet dhe mbështetja e ABMC-së, të përmendura edhe më sipër, ofrohen kundrejt një kuote vjetore për njëmbëdhjetë shoqatat bashkëpronare të cilat kontribuan në kapitalizimin dhe kostot operative të ABMC-së.

ABMC ofron asistence teknike dhe trainime per zhvillimin e aftësive profesionale për anëtarët e shoqatave kundrejt një tarife më të ulët seç mund të gjenden në tregun e lirë. Kur një shoqatë vendos të bëhet bashkëpronare e ABMC-së, Presidenti i saj bëhet edhe anëtar i Bordit të Presidentëve të Shoqatave të ABMC­së, në mënyrë që të kontribuojë me ekspertizën e tij në drejtimin dhe menaxhimin e përgjithshëm të Qendrës. Gjithashtu, kjo shoqatë, merr në dorë vërtetimin e pronësisë së zyrave të ABMC-së lëshuar nga Zyra e Hipotekimit të Pasurive, Tiranë Shoqatat bashkëpronare të ABMC-së janë:

AFADA
SHKK-AFADA
AVALB
AOA
HABA
AMPA
APFA
AFPA
ANSPA
BKFSH
KEA

• Shoqata e Tregtarëve Shqiptarë të Plehërave Kimike dhe   Agro-Biznesit
• AFADA- Shoqëria Kursim Kredi
•  Shoqata Shqiptare e Mekanikës Bujqësor
•  Shoqata Shqiptare e Vajit Ushqimor
•  Shoqata e Biznesmenëve Shqiptarë të Hortikulturës
•  Shoqata Shqiptare e Përpunimit të Mishit
•  Shoqata e Fermerëve Shpendrritës të Shqipërisë
•  Shoqata Shqiptare e Peshkatarëve Profesioniste
•  Shoqata Kombëtare e Farës së Patates
•  Bashkimi Kombëtar i Fermerëve Shqiptarë
•  Këshilli i Ekspertëve të Agro-Biznesit

“Investimi i një klienti në ABMC, është një investim direkt në biznesin e tij
për sukses.”   Tritan Cako, Drejtor Ekzekutiv, ABMC