Cëlësi i suksesit në biznes qëndron në cilësinë e produktit, çmimin konkurues, të dish ta shesësh dhe të kërkosh konsumatorë të rinj. Ekspertët e marketingut të ABMC-së mund të asistojnë agro-biznesmenet në krijimin dhe përgatitjen e broshurave dhe fletëpalosjeve të biznesit dhe produkteve tuaja, logove të kompanisë, etiketave të produkteve, dhe përgatitjen e reklamave.
Misionet tregtare, panairet dhe vizitat e biznesit janë rrugë të tjera të cilat promovojnë biznesin tuaj. ABMC ndihmon agro-biznesmenet në përgatitjen dhe pjesëmarrjen e tyre në panaire tregtare kombëtare dhe ndërkombëtare, vendet më të mira këto, ku mund të gjenden kompanitë e tjera vendase dhe të huaja të cilat mund të kthehen në partnerët tuaj në biznes.
ABMC mund t’ju ndihmoje në:
- Prezantime me kompani dhe furnitorë vendas e të huaj;
- Organizim vizitash biznesi për qëllime shkëmbim eksperience
- sipas sektorëve të ndryshëm, prezantimi me teknologjitë
- bashkëkohore apo mundësi për të lidhur partneritete të mundshme;
- Prezantimi i kompanive tona në panaire kombëtare dhe ndërkombëtare;
- Gjetja e trajinimeve që çojnë në zhvillimin dhe përmirësimin e bizneseve tuaja.
ABMC do të përgatisë dokumentacionin e nevojshëm për organizimin e udhëtimeve të biznesit dhe pjesëmarrjen nëpër panaire të ndryshme, duke siguruar klientët tanë edhe me perkthim dhe mbështetje profesionale.