↑ Return to Anëtarët tanë

AMPA

SHOQATA SHQIPTARE E PERPUNUESVE TE MISHIT

Misioni

Mbron interesat e industrisë së mishit në tërësinë e ligjeve shtetërore që rregullojnë politikat e kesaj industrie dhe legjislacionin kombetar që ndikon në këtë industri, dhe në një mjedis konkurent tregjesh punon per perparimin dhe përmirësimin e kesaj industrie në mënyrë që të plotësohen kërkesat e konsumatorit publik për produkte të sigurta me vlera ushqimore.

AMPA bën:

  • Mbrojtje interesash të agro-biznesit;
  • Infokomunikim për anëtarët;
  • Trainim dhe kualifikim të anëtarëve;

Shoqata Shqiptare e Përpunuesve të Mishit ka për qëllim:

  • Punon për mbrojtjen e interesave të sipërmarrësve të industrisë së mishit duke ndikuar në përpilimin dhe
    përmiresimin e ligjeve dhe te politikave shteterore që rregullojnë veprimtarinë e kësaj industrie;
  • Punon për zhvillimin dhe përmirësimin e industrisë së mishit në mënyrë që të plotesohen nevojat e konsumatorit për produkte të shumëllojshme, cilesore, të garantuara dhe me vlera të larta ushqimore në një mjedis konkurues tregjesh;
  • Punon për kualifikimin e sipërmarrësve që punojnë në fushën e industrisë të mishit me qellim futjen e metodave bashkëkohore të prodhimit dhe të administrimi të si përmarrjeve përkatëse;
  • Punon për realizimin e lidhjeve të qëndrueshme me institucionet publike dhe private që përfshijnë në sferën e veprimtarisë së tyre industrinë e mishit;
  • Punon për ndërtimin e marrëdhënieve të bashkëpunimit me institucione, organizta ndërkombëtare dhe projekte zhvillimi që veprojnë dhe/ose kanë interesa në fushën e industrisë të mishit.

Ndonjehere ju keni nevoje te ndigjoheni. Ju keni nevojë të jeni pjesë e një zëri që do të shkoj tek ata të cilët marrin vendime, që ndikojnë në biznesin tuaj. Një zë tëtillë e siguron AMPA.Sepse kjo shoqatë nenkupton biznes. Ne përfaqsojmë kompanitë e mëdha, bizneset e vogla dhe ato që drejtohen nga familjet. Ne e kemi filluar këtë rrugë që nga viti 1997. Antarët tanë prodhojnë produkte mishi, fumizojnë lëndët e para, paisje e
shërbime. Ne jemi e vetmja shoqatë që ofron një përfaqësim kaq të gjerë dhe efektiv në industrinë e mishit.

Shoqata jonë evulon me industrinë e mishit për të plotësuar nevojat në ndryshim të kësaj industrie. Ne jemi një shoqatë aplikuese, e përkushtuar në punën e përbashkët, me zgjidhje krijuese dhe shërbime personale. Ne mundësojmë përfshirjen aktive të antarëve dhe mbështesim aktivisht industrinë.

Shoqata jonë ofron shërbime të eksperteve të cilët mund t’ju ndihmojne juve për të përmirësuar biznesin. Ne mbrojmë interesat tuaja në legjislacionin kombëtar. Ne punojmë me mediat për të shpjeguar, nxitur dhe mbrojtur produktet tona dhe praktikat tona. Ne këshillojmë, informojmë, inkurajojmë dhe mbështesim çdo ditë industrinë tonë dhe antarët e saj.

Qëllimi i shoqatës është t’u shërbejë anëtarve të saj duke përshtatur politikat publike dhe duke siguruar atë arsimim të industrisë që lehtëson prodhimin, shitjen dhe konsumimin e produkteve të sigurta dhe me vlera ushqimore të produkteve të mishit.

Anetarsimi eshte i hapur ndaj bizneseve të mishit, ndaj të gjithë kompanive qe furnizojne mallra, paisje dhe shërbime për industrinë e mishit. Anëtarsia është e hapur ndaj të gjithë të përfshirë dhe të interesuar në industrinë e mishit.

Jemi ende larg se qeni te gjithe anetare te AMPA-s. çdo anëtar i ri është i barabarte me 3 fitues. AMPA, antari i ri dhe ju.

  • AMPA fiton nga shtimi i një anëtari të ri i cili sjell ide të reja e novatore në shoqatë;
  • Anetari i ri rrit zhvillimin profesional me mundësitë për të shfrytëzuar burimet e AMPA-s.
  • Ju si rekrutues rrisni fitimin nëpërmjet zhvillimit të shoqatës dhe industrisë.