Shoqatat Tregtare Specialistët e Zhvillimit të Shoqatave të ABMC së bashkëpunojnë ngushtë me anëtarët e bordit të shoqatave tregtare duke forcuar aftësitë e tyre drejtuese dhe profesionale për të qenë sa më afër nevojave të anëtarëve të tyre dhe për të siguruar qëndrueshmërinë financiare të shoqatës. Trainimet e aftësimit profesional për anëtarët e bordit të shoqatave përfshijnë:
- Zhvillimi i aftësive drejtuese;
- Praktikat bazë administrative dhe mbajtja e llogarive financiare;
- Menaxhimi i kohës;
- Përgatitja e takimeve të biznesit;
- Praktikat e zhvillimit të biznesit;
- Zgjidhja e konflikteve;
- Marrëveshjet.
Shoqëri Kursim Krediti Një grup vullnetar njerëzish me një karakteristikë të përbashkët, mund të bashkëpunojnë me specialistët financiarë të ABMC-së, për të krijuar dhe administruar Shoqëri Kursim Krediti – SHKK, në të cilën biznesmenët, bashkojnë kursimet e tyre në mënyrë të organizuar për të plotësuar nevojat e anëtarëve të shoqërisë për kredi dhe për zgjerimin e biznesit të tyre.
ABMC ju ndihmon në identifikimin e shoqatave dhe krijimin e shoqërive të reja kursim krediti; trainimin e Bordit të Drejtorëve të SHKK-ve, anëtarëve të Komitetit të Krediteve, Arkëtarit dhe anëtarëve të Komitetit Mbikqyrës; mbledhjen e kuotave të anëtarësisë dhe depozitave të kursimit dhe përgatitjen e aplikimit për kredi.