Të gjithë e dimë se sa e vështirë është të gjesh dhe aplikosh për kredi apo grante të cilat ju ndihmojnë për fillimin apo zhvillimin e biznesit tuaj. Nevoja juaj kthehet ne detyrë per ekspertët financiarë të ABMC-së të cilet kërkojnë dhe identifikojnë drejtuesit dhe organizatat donatore, që operojnë për mbeshtetjen dhe zhvillimin e sektorit të agrobiznesit në Shqipëri. Sa here behet fjalë për marrje fondesh në formë huaje ose kredie, gjithmonë kërkohen një sëre dokumencash dhe procedurash me të cilat mund t’ju ndihmojë ABMC-ja duke përfshirë:
- Përgatitja e një plan-biznesi;
- Përgatitja e të dhënave financiare (pasqyra e të ardhurave vjetore, bilancin, buxhetin);
- Përgatitja e pasqyrës së shlyerjes së kredisë dhe e garancive hipotekuese;
- Plotësimi i të dhënave të aplikimit për kredi/grant që kërkon institucioni financiar.
Eksperti i ABMC-së mund të shoqërojë klientin dhe ta mbeshtesë atë gjatë intervistës me punonjësin e kredisë së bankës apo me menaxherin e programit të grantit. Ata do t’ju ndihmojnë të negocioni termat më të mira të mundshme.
Mbështetja e ABMC-së nuk ndalon në momentin që paratë janë në llogarinë tuaj bankare. Ekspertët tanë teknike dhe financiare mund t’ju ndihmojnë për çdo nevojë tuajën dhe mund të vazhdojnë t’ju ofrojnë asistencën e tyre ndërkohë që ju shlyeni kredine apo zbatoni kerkesat e projekti të grantit.