Përmbledhje e Shërbimeve 1
Ndihmesë në marrje kredie ~ Ekspertët financiarë të ABMC-së mund të asistojnë bizneset në aplikimin për kredi pranë bankave. ABMC nuk garanton marrjen e kredisë, por bashkëpunon me klientin në përgatitjen e biznes planeve, raporteve financiare, planin e shlyerjes së kredisë, garancive hipotekuese dhe çdo dokumenti tjetër që kërkohet nga banka. Eksperti i ABMC-së mund të shoqërojë klientin në intervistën me bankën për marrje kredie dhe mund të luajë rolin e ndërlidhësit me bankën, në rast se kërkesa për kredi aprovohet.
Prokurime ~ ABMC asiston bizneset në gjetjen e produkteve, pajisjeve dhe makinerive që ata kanë nevojë, por që nuk kanë mundësinë ose kohën e duhur per t’i siguruar, si brenda ashtu edhe jashtë Shqipërisë. Gjen oferta, harton kontrata, siguron prurjen e mallit të prokuruar në kohën dhe vendin e caktuar si dhe siguron informacion mbi ligjet shqiptare dhe ato ndërkombëtare. ABMC asiston në prokurimin e plehrave kimike, farërave cilësore dhe fidaneve, pesticidive, ushqim per blegtorinë, traktorëve, linjave përpunuese dhe ambalazhuese, makinerive vjelëse dhe sistemeve të ngrohjes dhe ventilimit për serat.
Këshillimi Ligjor ~ Ekspertët ligjore të ABMC-së mund të informojnë bizneset rreth legjislacionit të punës, mund të prezantojnë ata me institucionet qeveritare, bankare, mund të asistojnë në perpilimin dhe negocimin e kontratave dhe mund të ofrojnë mbështetje në ndërmjetesime dhe zgjidhjen e konflikteve.
Projekt – Propozime për Grant ABMC mban lidhje me organizata të tjera kombëtare dhe ndërkombëtare që operojnë në sektorin e bujqësisë, shumë nga të cilat ofrojnë fonde për zhvillimin e komunitetit, transferim teknologjie, marketimin e produkteve, etj. ABMC nuk garanton marrjen e këtyre fondeve, por specialistët e saj bashkëpunojnë me klientin për të përgatitur planin e biznesit, raportet financiare si dhe të gjithë dokumentet e tjera që kërkohen nga donatori përkatës. Ne rast se aplikimi për grant është i suksesshem, ekspertët e ABMC-së, i sigurojnë klientit mbështetjen teknike ndërsa mbikqyrin zbatimin e projektit dhe raportojnë përparimin e