BASHKIMI KOMBETAR I FERMEREVE SHQIPTARE
BKFSH (BASHKIMI KOMBETAR I FERMEREVE SHQIPTARE) ESHTE NJE ORGANIZATE JO QEVERITARE E THEMELUAR ME 15.03.1994 NE TIRANE, E MBESHTETUR NGA USAID, NEPERMJET KOMPANISE AMERIKANE ACDI/VOCA DERI NE VITIN 2000 DHE NGA VITI 2002 E NE VAZHDIM NGA PROJEKTI IFDC/AAATA.
Qëllimi i Shoqatës:
- Të mbrojë e mbështesë interesat e fermerëve nëpërmjet :
- përfaqësimit të fermerëve pranë Parlamentit dhe Qeverisë;
- përdorimit të mjeteve e formave të ndryshme ligjore për realizimin e kërkesave të fermerëve;
- futjes së teknologjive të reja, marketimit të prodhimit bujqësor e blegtoral, sigurimit të informacionit të nevojshëm, kualifikimit profesional në pergjithesi dhe të të rinjve në veçanti;
- bashkëpunimit me shoqata të tjera.
Organizimi:
Çdo njeri që pranon dhe respekton statutin e BFKSH-së bëhet anëtar i saj. Skema organizative e miratuar në mbledhjen e këshillit të përfaqësuesve në janar 2003 është:
- shoqatë në bazë fshati
- shoqatë në bazë komune
- shoqatë në bazë rrethi.
- 8 rajone të miratuara
- shoqata me organet drejtuese në shkallë vendi.
Organet drejtuese zgjidhen me votim të fshehtë në fshat, komunë, rreth një herë në 2 vjet, ndërsa në shkallë vendi më të deleguar nga gjithë rrethet një herë në 4 vjet.
- Të shtojë numrin e anëtarësisë.
- Të sigurojë kuotat vjetore.
- Të krijojë struktura në rajonet që nuk i ka.
- Të përcjellë shqetësimet e fermereve në struktura qeveritare.
- Të bashkëpunojë me shoqata të tjera brenda dhe jashtë vendit.
- Të krijojë projekt-propozime me qëllim sigurimin e donacioneve.
SHTRIRJA FILLESTARE NE 8 RRETHE TANI NE 32 RRETHE.