Përmbledhje e Shërbimeve 2
ABMC-ja, si ofruese shërbimesh, aplikoi me sukses pranë Projektit të Granteve me Konkurim – projekt ky i Bankës Botërore, për ndërtimin e një magazine me kushte të përshtatshme për ruajtjen e qepës, e cila do të ndihmojë në shitjen dhe marketimiti e qepës së Mirasit. Shoqata per Bashkiipunim Reciprok «Mirasi» Korçë, fituesja e këtij granti, që përbëhet nga fermerë prodhues të produktit të qepës që furnizojnë tregje të shumta në mbarë Shqipërinë, përballej me vështirësi atmosferike dhe produkti i qepës ishte fare i pambrojtur ndaj ndryshimeve të papritura të motit. Siç shprehen edhe ata vetë, ky grant u dha mundësinë këtyre fermerëve jo vetëm të ruajnë dhe shesin produktin e qepes në periudha më të gjata kohe, por «falë ABMC-së, tani edhe ne, fermeret nëpër rajone, kemi një urë lidhese me projektet donatore të huaja ose që operojnë në nivel kombëtar”.
Zhvillmi i Shoqatave ~ ABMC mban një bashkëpunim të ngushtë me bordet drejtuese të shoqatave tregtare për të forcuar aftesitë e tyre drejtuese dhe profesionale duke mundësuar kështu, shoqatat dhe vetë anëtarët e tyre të kenë mundësi zhviIIimi, të bëhen të vetëqendrueshme dhe të përparojnë me sukses.
Zhvilimi i Unioneve të Kreditit ~ Eksportet e ABMC-së mund të asistojnë një shoqatë në zhvillimin e unioneve të kreditit, duke u dhënë anëtarëve mundësinë e depozitimit të parave të tyre dhe marrjen e kredive kundrejt praktikave më të shpejta dhe interesave me të ulëta.
Misionet Tregtare ~ Personeli i ABMC-së mund të ndihmojë biznesmenët shqiptarë dhe produktet e tyre për t’u paraqitur në ekspozita dhe panaire kombëtare dhe ndërkombëtare. Ne mund të identifikojmë kompani të huaja homologe me kompanitë dhe bizneset tona, dhe të organizojme vizita biznesi me qellimin për të shkëmbyer eksperiencë, për t’u prezantuar me teknologjitë bashkëkohore apo për të formuar partneritete në të ardhmen. ABMC asiston në përgatitjen e të gjithë dokumentave të nevojshme për secilin nga këto aktivitete dhe siguron përkthim dhe shoqërim profesional.
ZhviIIimi i Aftësive Profesionale ~ Ekspertët e trainuar të ABMC-së dhe bashkëpunëtorët e saj mund të sigurojnë trainime për bizneset e interesuara në zhvillimin e aftësive të tyre profesionale, të cilat përfshijnë; Marketingu i biznesit tuaj, Manaxhimi i Cilësisë Totale, Manazhimi i Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme. ABMC është gjithmon në kërkim të mundësive trainuese për klientët e saj si brenda ashtu edhe jashtë vendit për të rritur mundësitë dhe aftësitë e tyre për sukses.
Drejtori Ekzekutiv i ABMC-së dhe personeli i saj, që prej dhjetë vjetesh kanë zhvillar dhe mbështetur rritjen e shoqatave të agrobiznesit dhe të vete bizneseve shqiptare. Bashkëpunëtorët e saj këshillues kanë një eksperience mesatare prej 20 vitesh pune në sektorin e agrobiznesit. Askush tjeter që punon në Shqiperi nuk mund të krahasohet me ekspertizën e tyre. Askush tjeter nuk mund të krahasohet me dedikimin e tyre për të siguruar që sipërmarrësit e agrobizneseve tona të arrijnë suksese në Shqipëri dhe të mund të konkurojnë nëpër botë.