↑ Return to SHerbimet

Zhvillimi i Aftësive Profesionale

ABMC është gjithmonë në kërkim të mundësive trainuese për klientet e saj, si brenda vendit ashtu edhe jashtë Shqipërisë, duke mundësuar zhvillimin e aftësive të tyre profesionale dhe rritjen e kapaciteteve të tyre për sukses. ABMC ju njofton sa herë që dalin mundësi të tilla trainimi dhe ju asiston në përgaritjen e dokumentave dhe planifikimin e udhëtimit.

Trainuesit e specializuar të ABMC-së dhe bashkëpunëtorët e saj mund të japin trainime për agro- biznesmenët në këto fusha:

Menaxhim i Cilësisë Totale

Kursi i trainimit në Menaxhimin e Cilësise Totale do të mundësoje biznesmenët të kuptojnë konceptet e cilësisë totale; përdorimin e programeve të ndryshme që përmirësojnë vazhdimisht cilësinë në një ambient dinamik dhe konkurues; metodat dhe teknikat kryesore të menaxhimit të cilësi totale dhe mënyrën e përdorimit të këtyre teknikave për të rritur produktivitetin dhe për të kënaqur nevojat e konsumatorëve.

Marketingu në Biznesin Tuaj

Ky kurs do të pajisë biznesmenin me njohuritë bazë të marketingut; si aplikohen parimet e marketingut në bizneset e tyre dhe disa aplikime praktike të elementëve të Marketingut Miks.

Aftësim Menaxherial (Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme)

Ky kurs ofron njohuri mbi çështjet dhe problemet menaxheriale; pesë elementet kryesore të menaxhimit – planifikimi, organizimi, motivimi, lidershipi (aftesitë drejtuese) dhe kontrolli; si aplikohen këta pesë elemente në biznesin e tyre dhe përcaktimi i rolit të tyre menaxherial.