SHOQATA SHQIPTARE E MEKANIKES BUJQESORE
Eshtë shoqatë e agroserviseve, importuesve të paisjeve bujqësore dhe agromekanizatoreve.
Misioni
Misioni i shoqatës është rritja e efektivitetit dhe e profesionalizmit në zhvillimin e bisnesit të mekanizimit të bujqësi.
AVALB bën:
- Mbrojtje interesash të agro-biznesit;
- Infokomunikim për anëtarët;
- Trainim dhe kualifikim të anëtarëve;
Qëllimet:
- Mbrojtjen e interesave të anëtarëve të shoqatës duke ndikuar në hartimin e ligjeve dhe politikave ekonomike që rregullojnë veprimtarinë në sektorin e mekanikës bujqësore.
- Të zhvillojë miqësinë dhe mirëkuptimin midis anëtarëve.
- Bashkërendimin e veprimatrisë së agroserviseve private me mekanizatorët e bujqësisë dhe agroindustrisë për rritjen e efektivitetit të teknikës bujqësore.
- Sigurimin dhe shpërndarjen e informacionit që lidhet me menaxhimin dhe zhvillimin e bisnesit në këtë sektor.
- Vendosja e lidhjeve me kompanitë e huaja dhe nxitja e investimeve.
- Të rrisë kualifikimin e anëtarëve të shoqatës dhe të nxisë zbatimin e teknologjive të reja.
- Të sigurojë burime financiare për zhvillimin e mekanizimit të bujqësisë.
AVALB ju afron anëtarëve të saj:
- Përfaqësim të interesave tuaja me një zë të fortë dhe të kualifikuar në të gjitha institucionet e rëndësishme shtetërore.
- Ndihmë teknike me specialistë të kualifikuar vendas apo të huaj
- Informacion bashkëkohor mbi mekanikën bujqësore për:
· Marketingun
· Kuadrin ligjor
· Teknologji të reja
· Menaxhim biznesi - Pjesëmarrje në demonstrime fushore, panaire kombëtare dhe ndërkombëtare.
- Rritja e nivelit të kualifikimit përmes seminareve dhe kurseve të trainimit.
- Asistence teknike në marrëdhëniet me institucionet financiare.