Kur një shoqatë tregtare paguan kuotën e kapitalizimit pranë ABMC-së, ata bëhen menjëherë bashkëpronarë të kësaj Qendre. Si shoqatë bashkëpronare, kostot e shpenzimeve ulen në mënyrë të ndjeshme, e ardhura e tyre rritet, pasi personeli i ABMC-së kryen të gjitha detyrat administrative dhe punët e përditshme të shoqatave. Presidemi i shoqatës kalon menjëherë anëtar i Bordit të Presidentëve të ABMC-së duke kontribuar kështu me ekspertizën e tij në drejtimin dhe operimin e politikave dhe procedurave të kësaj Qendre. Personeli me eksperience i ABMC-së ofron për shoqatat bashkëpronare, një game të gjerë shërbimesh nën kuoten e tyre vjetore.
Shoqatat bashkëpronare të ABMC-së dhe anëtarët e tyre sigurojnë dhe përfitojnë:
- Organizim takimesh dhe mbledhjesh të të gjitha niveleve;
- Mbajtjen e llogarive dhe marrëdheniet me bankat;
- Sigurim informacioni për sektorët e agrobiznesit;
- Lidhjen me biznese vendase dhe ndërkombëtarë – furnitorë apo blerës;
- Perfaqësi biznesi për kompanitë e huaja;
- Kontakte të ngushta me projekte dhe donatorë të huaj;
- Mbështetje marketingu dhe komunikacioni;
- Pjesëmarrjen për perfitim grantesh ose kredish;
- Aftësim profesional dhe trainime të ndryshme;
- Pikë kontakti për kolegët dhe takimet e biznesit;
- Lehtësim të punëve të përditshme të biznesit.