↑ Return to Anëtarët tanë

AFADA

SHOQATA E TREGTAREVE SHQIPTARE TE PLEHERAVE KIMIKE
DHE AGRO-BIZNESIT

AFADA KERKON PARTNER INTERNACIONAL
PER TE ZHVILLUAR AGRIKULTUREN SHQIPTARE

  • A keni ndonjë produkt të mirë që do të dëshëronit ta prezantonit në tregun shqiptarë, por nuk dini nga të filloni?
  • Doni të lidheni me një network binesmenësh në agrikulturë që punojnë në të gjithë Shqipërinë?
  • Doni një zyrë në Shqipëri të kompletuar me gjithë paisjet e nevojshme të komunikimit, sekretarë të aftë, interpretues, dhe specialistë, e teknikë shqiptarë?

FILLON ME AFADA

  • Do t’ju pëlqente të keni një list me mëshumë se 150 biznese në agrikulturë, të specializuar në tregun e mbjelljes, CPC’s (pesticide), fara cilësore dhe shumë produkte të tjera?
  • Do t’ju pëlqente t’ju të lidheshit direkt me biznesmen shqiptarë të specializuar në produktet që ju afroni?
  • Ju nevojitet informacion mbi tregun shqiptarë rreth produkteve që ju afroni?
  • Ju nevojitet informacion teknik mbi zhvillimet e agrikulturës në Shqipëri, me një orientim komercial, të siguruar nga agronomë të mirënjohur?
  • Doni të ndërtoni marrëdhënie partneriteti që janë provuar të jenë të suksesshme?

AFADA SHERBEN PER ANETARE INTERNACIONAL

AFDA është në gjendje të afroj një sërë shërbimesh anëtarëve të saj, nëpermjet pronësisë që ajo ka mbi Qendën e Menaxhimit të Shoqatave dhe Biznesit, ABMC-në.

Misioni:  ABMC është një organizatë jo-fitim prurëse e krijuar për të ndihmuar zhvillimin e shoqatave, bizneseve, dhe organizatave të tjera jo-qeveritare, të cilat operojnë në industrinë e agrikulturës dhe ofron asistencën për menaxhimin e shoqatave të tyre.

  • Lidhje me biznesmen të specializuar në prodhimet tuaj.
  • Informacion me më shumë se 150 sipërmarrës në gjithë Shqipërinë.
  • Një zyrë në Tiranë me mundësinë e komunikimit, me interpretuesë dhe specialistë.
  • Një zyrë gjithë kohën në shërbimin tuaj.
  • Asistencë në marrëdhënie me sistemin Bankar.
  • Suport në Plan-Biznes.
  • Asistencë në vlerësim tregu.
  • Lidhje me Ministrinë e Bujqësisë dhe Ushqimit në lidhje me liçensimin e produkteve.
  • Informacion mbi kodin e taksave.
  • Informacion mbi doganat.
  • Asistancë në pregatitjen e reklamave promocionale në radio/TV.
  • Një revistë mujore, “Agri-Business” plot me artikujë informativë, arritjet, studimet dhe kërkimet në sektorë të ndryshëm të bujqësisë.
  • Supervision i demostrimitë të produktit tuaj.
  • Simulacion kompiuterik i modeleve (grurë e misër), bazuar në të dhënat metereologjike dhe të tokës.
  • Studime për menaxhimin e fermës, që do t’ju drejtoj ju nëpërmjet ekonomisë së fermave Shqiptare.
  • Pjesmarrje në mbledhjet rajonale dhe vjetore të dilerave.

HISTORIA E AFADA-s

Në këta 10 vjet krijim, AFADA ka treguar aftësi dhe fuqi të lidhet me sipërmarrësit në bujqësi dhe të kontriduojë në zhvillimin nacional të bujqësisë, të përmirësoj jetën e biznesit dhe atë të klientelës – fermerët shqiptarë. AFADA është një nga strukturat më aktive e të organizuara brenda Qendrës për Menaxhimin e Shoqatave dhe Biznesit, ABMC dhe Këshillit të Shqipërisë për Agro-Biznesin, KASH, dhe një forcë drejtuese në reformimin e polikikave bujqësore jo vetëm në sektorin e saj, por për të gjitha industritë e agrokulturës në vend.

Me kalimin e viteve dhe eksperiencën e fituar, dilerat e AFADA janë bërë kompetent në zgjerimin e bizneseve të tyre në shumë tregje dhe me produkte të kënaqshme.

AFADA është një shoqatë e llojit të veçantë në Europën Lindore. Ajo është e njohur si një nga pioneret më të sukseshme në ristrukturimin e ekonomisë bujqësore në vend, e cila po ngrihet pas kolapsit të sistemit komunist të planifikimit qëndror

Strukturat e suksesshme të AFADA-s kanë një stimulues dhe themel për krijimin e shoqatave të tjera të fuqiahme që mbulojnë industrinë e bujqësisë dhe e nxisin zhvillimin e saj.

Anëtarët e A FADA-s janë:

  • Konkurues në koperacionin me qëllim
    zhvillimin e tregut
  • Elementë në transferimin e teknologjisë
  • Furnizuesë të prodhimeve cilësore të klientelës
    së tyre të fermerëve
  • Shqiptarë të bizneseve të mëdha

AFADA Form Anëtar ësimi- PDF Format
AFADA Arritjet – PDF Format

Pagesa vjetore e anëtarësisë për anëtarët internacional të AFADA-së është $300.