↑ Return to Anëtarët tanë

APFA

SHOQATA E FERMEREVE SHPENDRRITES TE SHQIPERISE

Historia e APFA fillon më 1 shtator 1995. Ana dokumentare e saj është herë sipas modelit të Shoqatës së Rritjes së Shpendëve me kontrare që ekziston në Shtetin Arkansas Nr. 1 të SHBA për prodhimin e mishit dhe Nr. 2 në prodhimin e vezëve.

Mission

Misioni i APFA-së është të nxisë sektorin e shpendrritjes ta bëje atë sa me aktive, fitimprurëse, profesionale dhe ambjentalisht të ndjeshme.

APFA bën:

  • Mbrojtje interesash të agro-biznesit;
  • Infokomunikim për anëtarët;
  • Trainim dhe kualifikim të anëtarëve;

Qellimet e APFA-së do të jenë;

Të nxisë rritjen dhe zhvillimin e kësaj industrie nëpermjet:

  • Lidhje me institucione financiare;
  • Sugjerime për sipërmarrje të reja;
  • Gjetjes së partnerëve ndërkombëtare;
  • Të nxisë profesionalizimin brenda shoqatës.

Të mbështesë përhapjen e teknologjive, të reja përmes:

  • Lidhje me institucione kerkimore;
  • Kontaktë me pronare dhe hartues të teknologjive të reja.
  • Të bashkëpunojë dhe të bashkohet me organizmat e tjera që i përkasin bizneseve të ngjashme ose që kanë të bëjne me biznesin e tyre dhe kjo për zhvillimin e industrisë së agro-biznesit.
  • Të inkurajoje dhe të nxisë kërkimet që kanë të bëjnë me industrinë e shpendrritjes.
  • Lidhje me shoqata analoge në botë.

APFA ju afron anëtarëve të saj:

Informacion për industrinë e shpendëve në:

  • Marketing;
  • Kuadër ligjor;
  • Transfertë teknologjike;
  • Menaxhim financiar

Lidhje me institucionet shtetërore në funksion të:

  • Përmirësimit të kuadrit ligjor për industrinë e shpendëve.

Lidhje me median dhe shoqata të konsumatorëve për të:

  • Promovuar industrine vendase të shpendëve;
  • Edukuar konsumatorin me produkte të sigurta cilësore. .Sensibilizimin e opinionit në lidhje me problemet dhe vështirësitë që hasin anëtarët e kësaj shoqate.

Fuqizimi i Shoqatës përmes:

  • Rritjes së numrit të anëtarëve;
  • Të nxisë miqësinë dhe mirëkuptimin midis anëtarëve dhe         kujdo tjetër që ka lidhje me, ose është i interesuar në industrinë e shpendrritjes për vezë dhe mish.
  • Reklama në masmedia.
  • Pjesëmarrje në panaire.
  • Vendosjes së markës së APFA në produktet e anëtarëve.
  • Të ndihmojë për vendosjen e ligjeve, rregullave dhe rregulloreve të paanëshme për transaksionin e biznesit ndërmjet anëtarëve të saj.