SHOQATA SHQIPTARE E PESHKATAREVE PROFESIONISTE
Misioni
AFPA është shoqata e amatorëve të anijeve të peshkimit, kultivuesve të peshkut, peshkatarëve e tregtareve me shumicë të prodhimeve të detit si dhe atyre të përpunimit, për të mbrojtur interesat e tyre në drejtim të zhvillimit të biznesit në fushën e peshkimit dhe të kultivimit të peshkut.
Ajo vepron si shoqatë tregtare, jo-qeveritare, profesionale dhe mbi baza vullnetare për plotësimin e interesave të anëtarëve të saj për prodhimin dhe shitjen e produkteve.
AFPA bën:
- Mbrojtje interesash të agro-biznesit;
- Infokomunikim për anëtarët;
- Trainim dhe kualifikim të anëtarëve;
Qëllimet:
- Të nxisë rritjen dhe zhvillimin e aktivitetit të peshkimit
përmes:- Lidhjeve me institucione financiare
- Sugjerimin për sipërmarrje të reja
- Gjetjes së partnerëve ndërkombëtarë
- Të nxisë bashkëpunimin dhe mirëkuptimin ndërmjet
biznesit të zënies, kultivimit, tregtimit dhe përpunimit të peshkut, si dhe me këdo tjetër që ka lidhje me këtë industri. - Të nxisë profesionalizmin brenda industrisë së peshkimit.
- Të mbështesë përhapjen e teknologjive të reja përmes:
- Lidhjeve me institucione kërkimore
- Lidhjeve me shoqatat analoge në botë
- Trainimit mbi zhvillimin metodave dhe teknologjive të reja.
- Fuqizimi i shoqatës përmes:
- Rritjes së numrit të anëtarëve
- Vendosjes së markës AFPA në produktet e anëtarëve
- Reklama në masmedia
- Pjesëmarrje në panaire tregtare.
AFPA u afron anëtarëve të saj:
- Informacion për industrinë e peshkimit në:
- MarketingKodin ligjor
- Akuakulturë
- Materiale peshkimi
- Teknologji peshkimi
- Menaxhim financiar
- Lidhje me institucionet shtetërore në funksion të:
- Përmirësimit të kuadrit ligjor për peshkimin
- Lidhje me median dhe me shoqatat e konsumatorëve
për të:- Sensibilizuar opinioni në lidhje me problemet dhe vështirë sitë që hasin anëtarët e saj
- Për të reklamuar prodhimet tona në tregun vendas dhe të huaj.