↑ Return to Anëtarët tanë

AOA

SHOQATA SHQIPTARE E VAJIT USHQIMOR

Misioni

Shoqata Shqipëtare e Vaji Ushqimor synon nxitjen dhe zhvillimin e biznesit praktik në fushën e prodhimit dhe marketimit të vajit ushqimor.

AOA bën:

  • Mbrojtje interesash të agro-biznesit;
  • Infokomunikim për anëtarët;
  • Trainim dhe kualifikim të anëtarëve;

Qëllimi:

  • Shoqata Shqiptare e Vajit Ushqimor mbron interesat e prodhuesve dhe tregëtuesve të vajit të ullirit dhe atij ushqimor.
  • Të nxitë mirëkuptimin midis anëtarëve dhe kujtdo tjetër që ka interes në industrinë që mbulon kjo shoqatë.
  • Të sigurojë dhe të shpërndajë informacion anëtarëve të saj.
  • Të ndihmojë në hartimin e ligjeve rregullave dhe rregulloreve të pa anëshme per veprimtarinë e biznesit brenda anëtarëve të shoqatës.
  • Të nxitë një imazh pozitiv.
  • Të sigurojë trajnim për anëtarët e shoqatës.
  • Të nxitë profesionalizmin brenda industrisë.
  • Të ndihmojë e asistojë për dekretimin dhe zbatimin e drejtë të ligjeve dhe rregulloreve të pa anëshme për transaksionin e biznesit ndërmjet anëtarëve të saj.
  • Të këshillojë dhe ndihmojë në miratimin dhe vendosjen e ligjeve dhe rregulloreve të pa anëshme të cilat gjatë ekzekutimit të tyre duhet ti trajtojnë me pa anësi të drejtat e palëve të interesuara në industrinë përkatëse.
  • Të bashkëpunojë dhe të bashkohet me organizatat e tjera që i perkasin bizneseve të ngjashme ose që kanë të bejnë me biznesin e anëtarëve të saj për të çuar përpara agro-industrinë.
  • Të nxitë shërbime për anëtarët e saj.
  • Të bëje gjithçka që nevojitet për përmbushjen dhe përparimin e qëllimeve të sipërpërmendura.

AOA ju afron anëtarëve të saj:

Mbron interesat. Duke përfaqësuar interesat e anëtarëve të saj kur bëhet fjalë për përmirësime të kuadrit ligjor për industrinë e vajrave ushqimore. Prioriteti kryesor i AOA është mbrojtja e interesave të anëtarëve të saj.

Info komunikim. Duke parë drejt të ardhmes shtimi i kontakteve me anëtarët do t’i shtoje inteligjencën shoqatës sonë. Telefonata të tilla si ç’thotë biznesi … Ne jemi këtu për t’ju shërbyer.. .mund të jenë një zile në veshin e çdo anëtari
për të parë se sa aktive janë anëtarët në shoqatë si dhe për ti pyetur në se kanë ndonje nevojë mësuar gjithçka të rë dhe çdo problem që ju intereson juve. Edhe në kohërat më të vështira ndihmon kur mendimi se dikush të ka ty dhe biznesin tënd në mendje.

Ne botojmë Gazeten AgroBiznes që del çdo tre muaj e cila fokusohet në artikuj që lidhen me pamjen e re të industrisë, reklama, informacione të ndryshme, teknologji.

Informacion dhe analiza mbi çështjet rregullatore dhe legjislati ve nga eksperte dhe njerez me influence.

Konferenca dhe ekspozita tregëtare, kurse trajnimi, seminare, paisje dhe produkte që lidhen me bujqësinë.

Një staf të informuar profesional që është gati të ndihmojë anëtarët e Shoqatës sa herë që të jetë e mundur.

Informacion për industrinë e vajit ushqimor.

Lidhje me median dhe shoqata të konsumatoreve për të:

  • Promovuar industrinë vendase të vajit ushqimor.
  • Edukuar konsumatorin me produkte të sigurta e cilësore.
  • Të nxisë rritjen dhe zhvillimin e kësaj industrie përmes:
  • Lidhjeve me institucionet financiare
  • Sugjerime për sipërmarrje të reja
  • Gjetjes së partnerëve ndërkombëtarë.

Të mbështesë përhapjen e teknologjive të reja përmes:

  • Lidhje me institucionet kërkimore.
  • Kontakteve me pronarë dhe hartues të teknologjive të reja.
  • Lidhjeve me shoqata analoge në botë.
  • Trainimit mbi zhvillimin e metodave dhe teknologjive të reja.

Anëtarësimi në AOA ju ofron shërbime që e bejnë biznesin tëtuaj më të suksesshëm si rezultar i ekspertizës që ka ajo në të gjithë segmentet e industrisë.

Sa më shumë anëtarë të jemi, më shumë shërbime ne jemi gati të sigurojmë dhe mund të jemi më efektive. Anëtarësimi në AOA është investimi më i mirë që ju mund të bëni për të ardhmen e biznesit tuaj.

Si anëtar i shoqatës ju do të jeni të mirë informuar dhe të bindur për vlerën e anetarësisë tuaj.